December 26, 2024

Shteti do paguaje qirane e Arta Markut nga Buxheti

Shteti me buxhetin publik do të paguajë qiranë mujore të banesës ku do të jetojë Kryeprokuroja e Arta Marku ne Tirane pas largimit te saj nga Shkodra.

Ish prokuroja e Shkodrës tashmë e zhvendosur në kryeqytet do ti duhet të jetojë deri në përfundim të detyrës së saj dhe për këtë ajo do të qendrojë në një banesë me qera të cilën do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Ky eshte vendimi qe ka marre Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës.

Kompensimi që ka vendosur qeveria është në masën 35 mijë lekë në muaj për strehimin e kryeprokurores dhe kjo shumë do të dalë nga fondi rezervë i buxhetit të shteti për 2018 për Prokurorinë e Përgjithshme.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com