December 27, 2024

Shkencëtarët kanë zbuluar teknologjinë që e shëron verbërinë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë gjithsej 285 milionë njerëz në botë të cilët janë krejtësisht ose pjesërisht të verbër.

Fatmirësisht shkenca vazhdon të zhvillohet, ndërsa shkencëtarët tani kanë mësuar si të rrisin inde të syve me teknologjinë e re të zbuluar të riprogramimit të qelizave.

Ideja për këtë i përket Shinya Yamanakas, profesoreshë në Universitetin Kyoto.

Yamaka dhe biologu britanik John Gurdon kanë fituar çmimin Nobel për punën e tyre në vitin 2012.

Esenca e zbulimit të tyre është kështu: Yamanaka, bashkë me kolegët e saj, kanë zbuluar aftësinë e qelizave me rolin e tyre në trup për t’u rikthyer në gjendje embrionike përmes riprogramimit.

Këto qeliza të riprogramuara mund të përdoren për tu “rritur” në organe të domosdoshme dhe në inde për përdorim të mëtutjeshëm në mjekësinë e transplantimit dhe atë regjeneruese.

Kjo është mënyra si shkencëtarët “i rritin” indet për sytë në mënyrë që ta shërojnë verbërinë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com