Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Vasili përmes ironisë u drejtohet ambasadorëve të huaj në vendin tonë se këta të fundit e bënë Ramën ‘memec’.
MESAZHI I VASILIT Ambasadorë na e bete Kryeministrin memec. Kryeministri yne eshte bere memec dhe nuk flet per krimin shteteror te ekstradimit nazer seitaj. Nuk “faj” kryeministri se ai vetem kater fjale di “a e degjuat SHBA dhe BE”. Ndaj ambasadoret nga qejfi ose nga halli…..,duhet ta thone ndonjë llaf, jo për te na sqaruar ne, se e kemi te qarte dhe do ti shkojmë deri ne fund krimit shtetëror. Por per kryeministrin e kane detyrim keta ambasadoret, se po nuk folen ata, ai nuk flet, dhe me nje fjale kryeministrin na e lane memec.