December 26, 2024

Paloka: Na kontrolloi Garda kur hymë në Kuvend. Ruçi: Nuk e di ç’ka ndodhur

Ne nisje te seances, nenkryetari demokrat i Parlamentit, Edi Paloka i tha kreut të Kuvendit se deputetet e opozitës sot janë trajtuar si leckë.

Edi Paloka: Na u bë kontroll i rreptë në hyrje të Kuvendit. Ne jemi deputetë, as hajdutë, as terroristë, as kriminelë. Pse ka frikë ai lideri juaj global, nuk mund ta trajtoni deputetin si “leckë”.

Gramoz Ruçi: Nuk e di çfarë shqetësimi keni, por do ta shqyrtojmë dhe do ta zgjidhim menjëherë.

Tritan Shehu: Në asnjë Parlament nuk kontrollohen deputetët, as në Parlamentin Evropian.

Ata janë kontrolluar imtesisht nga efektivët e Gardës së Republikës përpara se të futeshin në seancë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com