December 26, 2024

Ilir Meta reagon per mareveshjen me Greqine

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas raundit të dytë të bisedimeve Shqipëri-Greqi, e kryesisht pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias për hapësirën detare të Greqisë.

Meta shkruan në Facebook se po e ndjek këtë çështje me kujdes dhe thekson se është e rëndësishme që bisedimet me shtetin fqinj të trajtohen me transparencë, gjithëshpërfshirje dhe konfrom Kushtetutës e ligjeve ndërkombëtare.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”, – shprehet Presidenti Meta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com