November 25, 2024

Xhafaj: Fati i keq më bëri ministër, familja më kërkon të largohem nga politika

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka befasuar me një deklaratë mbrëmjen e sotme pasi pohoi se fati i keq e kishte sjellë në këtë post të rëndësishëm. I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” tha se ai mendonte se fundi i tij politik do të ishte Reforma në Drejtësi, ndërsa shtoi se shpesh herë ka ‘debate’ me familjen për këtë gjë.

“Besoj dhe kam informacion kur e nisa reformën. Unë them; kini durim. Kjo është e treta e vërteta. Këto do ti shihni ndoshta në ditët në vijim. Se di kur do të nis gjykimi. Se kisha menduar që do bëhesha ministër i Brendshëm dhe do punoja me policinë. Kisha vendosur dhe i kisha dhënë familjes time se sdo të punoja këtu. Fati i keq më solli këtu. Për mua dhe për familjen time nuk ishte dëshirë. Askush s’të merr me zor por rrethanat të bëjnë që të pranosh. Unë doja ta mbyllja me Reformën në drejtësi”, tha Xhafaj.

Vasili:Cilat ishin rrethanat?
Ky është diskutim i madh. Me familjen vazhdon ky diskutimi. Më kërkojnë që të largohem nga politika pasi besoj se gjithkush hyn në….unë si e shoh, në politik hyn për të bërë një shërbim. Kam bërë mjaftueshëm për politikën.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com