December 26, 2024

Vrasja e Arielës, psikologia: Pse nuk ishte krim pasioni

Vrasja e 21-vjeçares Ariela Muratajt ka tronditur mbarë opinionin shqiptar, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje se çfarë mund të bëhet për të evituar raste të ngjashme.

Nuk kanë qenë të paktë ata që e cilësuan si një krim pasioni vrasjen e studentes së drejtësisë, nga Aldison Belulaj i cili qëlloi edhe veten duke ndërruar jetë një javë pas ngjarjes në ambientet e Spitalit të Traumës.

Por psikologia Oriola Pampuri, e jo vetëm, gjatë emisionit “Top Show” e mohon kategorikisht që ky të jetë një krim pasioni, pasi ka qenë një ngjarje e paramenduar dhe e paralajmëruar.

“Një krim pasioni është kur ndërmerr një akt të pandërgjegjshëm në një moment të caktuar, por ai e kishte menduar këtë gjë. Vajza e ka refuzuar disa herë. Kjo është ndarja mes një krimi pasioni që është në një moment të pandërgjegjshëm dhe mes një krimi të mirë menduar”, u shpreh psikologia Pampuri, e cila thekson se ky është një nga shumë ngjarje të rriskura që të ndodhin, e kjo për shkak se ka shumë raste që nuk denoncohen në kohën e duhur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com