December 26, 2024

Kryemadhi sulmon Ramën: Po e fal detin për pak mëshirë nga Greqia

Pas publikimit të lajmit se Greqia do të përfitojë 12 milje det nga Shqipëria ka ardhur edhe reagimi i ashpër i kryetares të Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘facebook’ ajo akuzon kryeministrin Rama, se po “fal detin për pak mëshirë nga Greqia”.

Postimi i plotë:

A ka më qartë se kaq?!

Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun. Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohë e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe.

Facebook Comments

MineralHygienics.com