December 27, 2024

Foto/ Nga dasma e saj, ja si dukej ca vite me e re personazhi me i dashur i publikut

Gjatë emisionit “Rudina” juristja Eni Çobani rrëfeu jo vetëm historinë e dashurisë me bashkëshortin Avenir Shehu, por zbuloi edhe momente nga dasma e tyre.

Vetëm 5 ditë më parë ata festuan 20-vjetorin e martesës, ndërkohë që sot juristja përmes emisionit “Rudina” tregoi momentet më të bukura të 3 netëve dasmë. Çobani tha se kur ka dalë nga shtëpia e veshur nuse është emocionuar dhe ka qarë shumë.

“Ne kemi bërë disa netë dasmë, unë e kam bërë dasmën të premten dhe të shtunën jam çlodhur, kemi pritur njerëz në shtëpi dhe të dielën ishte dita e lotëve kur kam dalë nga shtëpia. Më ka shoqëruar vëllai dhe daja, kam qarë shumë, por më shumë kanë qarë prindërit e mi dhe vëllai.

Dasma është bërë tek “Hotel Arbëria”, ishte Janar i 98-ës dhe xhamat pas kurrizit tim ishin të thyer dhe unë kisha shumë ftohtë, por ishim të rinj dhe nuk e ndjenim.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com