Është folur shumë gjatë vitit që lamë pas për këngëtaren Arilena Ara dhe mesa duket edhe këtë vit do dëgjojmë për të.
Vetëm pak ditë më parë ajo është vlerësuar në Paris në ndarjen e çmimeve “Best Awards” me çmimin “Fenomeni i vitit”.
Përveç këtij vlerësimi duket se këngëtarja bukuroshe e ka shijuar pafund kohën në “qytetin e dashurisë”.
Këtë herë e shohim të veshur me një fustan të zi mjaft elegant ku shfaqet më në formë se kurrë, ndërkohë që shijon pamjen e Parisit.