Larry ishte një lojtar i njohur futbolli dhe Kelcie ishte tifozja e tij më e flaktë. Ajo ishte aty për të në të gjitha ndeshjet dhe e përkrahu atë edhe kur ishte larg saj.
Në mars të vitit 2010, Larry ia tregoi motrës së Kelcie unazën me të cilën ai do t’i propozonte Kelcie javën që do vinte, teksa ishte në pushime me familjen.
Për fat të keq, Larry nuk e pati kurrë atë mundësi pasi u godit nga një shofer i dehur po atë natë, gjë që e la në koma për disa muaj.
Ishte një rrugë e gjatë e shërimit për Larry-n, pasi jeta e tij nuk do të ishte kurrë e njëjtë. Por një gjë kurrë nuk ndryshoi – personi që ishte pranë tij, Kelcie!
Videoja më poshtë tregon momentin e pabesueshëm kur Larry, pas tri vitesh shërim, më në fund i propozon Kelcie… me të njëjtën unazë që e kishte më parë.
Kjo është me të vërtetë prekëse! Shikojeni videon më poshtë: