November 23, 2024

Zyrtarizohen kandidatët për zgjedhjet në FSHF. FOTO/Emrat

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, a bërë publike listën zyrtare të kandidatëve në Asamblenë e 7 shkurtit për organet e reja drejtuese të FSHF-së.

Kjo listë është e përbërë nga prokurorë, deputetë dhe njerëz të ndryshëm, që nuk kanë lidhje me botën e sportit.

Do të jenë 23 kandidatët në garë për 9 vendet e Komitetit Ekzekutiv. Ky është numri më i lartë i kandidatëve, gjë që tregon interesin e shtuar për të qenë pjesë e qeverisë së futbollit, sot kur futbolli nuk është më vetëm një lojë, por edhe një botë plot pushtet dhe parà.

Jo më kot, me sa duket, për herë të parë në këtë Asamble Zgjedhore ka më shumë njerëz që vijnë nga politika, apo janë në orbitën e saj si juristë e avokatë, sesa ka njerëz nga bota e sportit, si pedagogë apo trajnerë.

Pas politikanëve apo njerëzve pranë politikës, janë ata nga bota e ekonomisë: biznesmenë dhe administratorë kompanish sigurimesh.

Disa nga këta janë emra që pretendojnë të përsërisin mandatin e tyre, si për shembull zv/presidenti bankier Edvin Libohova, apo biznesmeni Lutfi Nuri, por edhe Abdyl Kuriu, Vasil Bici e të tjerë.

Ata që kanë lidhje me futbollin apo me sportin në tërësi janë vetëm 4 kandidatë.

Për herë të parë, në këtë botë kryesisht mashkullore gjendet në listë një kandidate femër, e ajo është juristja Aldona Sylaj, e propozuar nga klubi i Tiranës.

Image

Image

Image

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com