November 23, 2024

Peleshi: BE na akordoi një fond prej 94 mln euro, më i madhi në Demokraci

TIRANE- Në një takim të posaçëm sektorial, ku në fokus është mbështetja e fermerëve, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi deklaroi se ky sektor do të ketë mbështetjen më të madhe të njohur në këto 27 vite.

Ai u ndal gjerësisht tek lajmi i mirë që u bë i ditur dje, ku Shqipërisë i është ofruar nga Bashkimi Europian një financim prej 94 milionë euro në total mbështetje për sektorin e bujqësisë. Mes të tjerash ai bëri të ditur se fermerët që duan të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë nuk do të duhet të dorëzojë dokumente, por vetëm të plotësojnë një formular.

“Dua të them edhe njëherë lajmin shumë të mirë. Dje kemi marrë letrën nga drejtoria e përgjithshme rurale për miratimin apo çeljen e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një financim milionë euro, 94 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë. Kjo është mundësi e madhe dhe sfidë për ne. Nuk është e thjeshtë të absorbojmë këtë masë. Ka burokracinë vetë të domosdoshme, ndonëse ne do të aplikojmë këtë vit një qasje invoative, ndoshta më inovative, që është aplikimi me zero dokumente.

Çdo fermer do të ketë mundësi që të aplikojë pa paraqitur asnjë dokument, por vetëm duke plotësuar vetëm një formular me të dhëna. Do i drejtohen agro-pikave, që janë sportele unike ku AZHBR do të jetë më pranë fermerëve që këta të dinë si të përfitojnë dhe të marrin ndihmë nga fondi i garancisë. Aplikimi do të bëhet pranë këtyre sporteve. Pastaj vetëm fituesit do të duhen të vetëtojnë ato që kanë shkruar në formular”, tha Peleshi.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com