December 27, 2024

Mos i hidhni kurrë lëkurat e mandarinës, ja ç’mund të bëni me to

Lëkura e mandarinës mund të përdoret për pastrimin e njollave të ndryshme, andaj ato nuk është mirë të hidhen.

Fillimisht qëroni disa mandarina. Nuk është e nevojshme të përcaktojmë sasinë pasi ajo ndryshon në varësi të enës që do të përdorni.

Shtoni lëkurat e mandarinës në një vazo qelqi dhe shtoni 500 ml uthull molle. Mbylleni vazon dhe lëreni në errësirë për 2 javë.

Pas dy javësh filtroni lëngun e përftuar dhe shtojeni në një shishe me grykë sprucatori.

Tashmë detergjenti është gati dhe mund ta përdorni për pastrimin e njollave në tryezat e drurit,  mermerit, pllakave të banjës etj.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com