December 26, 2024

Këto janë sëmundjet vdekjeprurëse që vijnë nga ndotja e ajrit

Në Prishtinë ditëve të fundit por edhe kohë më parë është diskutuar shumë për nivelet e larta të ndotjes së ajrit. Matësit e kualitetit të ajrit tregojnë se Prishtina shpeshherë prinë në botë si vendi i parë me ajrin më të ndotur në botë.

Por, sa në të vërtetë është i dëmshëm për qytetarët ajri i ndotur?

Si fillim, ajri i ndotur mund të shkaktojë acarimin e syve, probleme me frymëmarrje dhe sëmundje të zemrës.

A ka rëndësi kualiteti i ajrit?

Po, normalisht se po! Ambienti (ajri i ndotur jashtë) në qytete dhe zona rurale ka shkaktuar tre milionë vdekje të parakohshme në botë vetëm në vitin 2012. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se nëse shtetet e zvogëlojnë ndotjen e ajrit, qytetarët do të përfitojnë duke qenë më pak të rrezikuar nga sulmet e trurit, të zemrës, nga sëmundjet e zemrës, nga kanceri i mushkërive, astma, etj.

Edhe hulumtimet nga Londra kanë konfirmuar se nivelet e larta të grimcave toksike në ajër nga trafiku dhe ngrohja ndërlidhen me një rritje të numrit të njerëzve që shtrohen në spitale dhe që vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

Kualiteti i ajrit në Prishtinë në mëngjesin e 29 janarit

Por, përmirësimi i kualitetit të ajrit është detyrë e vështirë; në vitin 2014, vetëm 8% e popullsisë së botës kishte jetuar nën udhëzimet e OBSH-së sa i përket kualitetit të rekomanduar të ajrit. Shumica prej neve kishim thithur ajër të ndryshme.

Megjithatë, ndryshimi është ende i mundur!

Sipas Departamentit për Ambient, Ushqim dhe Punëve Rurale (DEFRA), mes vitit 1970 dhe 2015 kishte ekzistuar një reduktim afatgjatë i ndotësve të ajrit në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë është ajri i ndotur?

Ajri i ndotur mund të gjendet jashtë shtëpisë dhe brenda saj.

Ekzistojnë katër ndotës kryesorë – materia e grimcave (PM), ozoni, dyoksidi i nitrogjenit dhe dyoksidi i sulfurit. Por që të gjitha mund të shkaktojnë probleme shëndetësore nëse i kalojnë udhëzimet e OBSH-së.

Çfarë do të thotë ajri i ndotur brenda shtëpisë?

Ajri i ndotur brenda ambientit shtëpiak është problem i madh shëndetësor për rreth 3 miliardë njerëz në botë të cilët ngrohen gjatë dimrit me dru dhe qymyr, e në veçanti kur kanë shtëpi me ventilim të dobët. Stufat me dru i ekspozojnë njerëzit ndaj niveleve më të mëdha të materies së grimcave.

Çfarë duhet të bëni në ditët kur ajri është i keq?

Kur ndotja e ajrit shënon nivele të larta në matësit e konsullatës së SHBA-së për cilësinë e ajrit në Prishtinë, ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë që fëmijët dhe të rriturit me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit ta shmangin aktivitetin fizik, ndërsa njerëzit që vuajnë nga astma, ta përdorin inhalatorin më shpesh.

Por edhe të gjithë qytetarët janë të rekomanduar që ta zvogëlojnë aktivitetin fizik në ambiente të hapura, e posaçërisht kur keni simptoma si kolli apo skuqja e fytit.
A janë bebet të rrezikuara?

Ajri i ndotur ka efekt të vogël por të rëndësishëm në shtatzëni dhe në shëndetin e bebeve dhe fëmijëve, sipas një raporti nga UCLA. Nuk është po aq i dëmshëm sa duhanpirja gjatë shtatzënisë, por zhvillimi i mushkërive vështirësohet për shkak të efekteve dëmtuese të ndotjes së ajrit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com