November 24, 2024

Këngëtari i njohur zbulon ‘listën e zezë’ me Vip-at shqiptar

Këngëtari  Ardit Çuni  ishte i ftuari i radhës i rubrikës thuaje me pepsi ku diskutoi gjatë për ndarjet e çmimeve “Grammy” që i ka shumë pasion, për projektet e reja muzikore.

Teksa fliste për spektaklet dhe konkurset muzikore në Shqipëri, Arditi ka treguar se për shkak se ne kemi një treg shumë të vogël muzikor rrallëherë ndodh që artistët të mbështesin suksesin e njëri-tjetrit.

Me shumë humor ai ka shtuar se ka një listë të zezë që e ruan me fanatizëm në telefonin e tij, ku renditen shumë nga vip-at shqiptarë që nuk e kanë suportuar gjatë karrierës muzikore.

Edhe pse ai nuk zbuloi emra konkretë, na vuri në dijeni se kjo listë e zezë është goxha e gjatë dhe mban emrat e shumë kolegëve të tij që nuk i kanë kthyer votat në festivale. Gjithashtu edhe atyre që ngurrojnë t’i japin një ‘share’ projekteve të reja muzikore që ai lançon.

Arditi ka përfunduar argumentin e tij duke thënë se këngëtaret që gjithmonë e kanë mbështetur janë Vesa Smolica me të cilën ka bashkëpunimin e suksesshëm, “Jena Na”, Elvana Gjata të cilën ai e ka idhull si edhe shoqja e tij e ngushtë Samanta Karavella me të cilën do të donte të kishte një bashkëpunim në të ardhmen.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com