November 25, 2024

Kamennos nuk beson në zgjidhjen e emrit të Maqedonisë para samitit të NATO-s

Panos Kamennos, ka mbajtur dje mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin parlamentar, ku është diskutuar çështja e emrit të Maqedonisë.

Ai nuk beson se deri në samitin e radhës të NATO-s do të arrihet një marrëveshje e pranueshme dypalëshe Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.

Sipas tij, bisedimet do të zgjatin shumë, dhe se është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për shkak të, siç thotë “pozita irredentiste”.

Ai ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që fjala “Maqedonia” të mos përfshihet në propozimin e mundshëm për zgjidhjen e çëshjtes së emrit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com