December 25, 2024

Ja sesi duhet të veprojë opozita sipas ish-ministrit të Ramës…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e 27 janarit dhe gjithashtu ka dhënë versionin e tij se si duhet të veprojë opozita që të ‘fitojë’ mbi Ramën.

Në studion e emisionit Opinion, Manjani nuk mbështet propozimin për djegien e mandateve,  por i qëndron faktit që deputetët e opozitës të paraqitën në Parlament vetëm për çështje të rëndësishme, siç mund të konsiderohet çelja e negociatave.

“Opozita duhet të paraqitët në Parlament vetëm për tema që janë, të mëdha, çelja e negociatave, s’ka tematikë tjetër.

Për mua ky parlament është i mbaruar. Çelja e negociatave është projekt kombëtar, ky e tejkalon axhendën e partive politike.

E gjithë pjesa tjetër e funksionimit normal, ku duhet opozita, sepse në fakt nuk duhet më opozita, as për refomën në drejtësi”, tha Manjani.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com