December 27, 2024

Anita tregon luksin e familjes, por një qytetar ka një lutje të veçantë për të

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj ka publikuar një foto familjare me rastin e ditëlindjes së djalit të tyre.

“Na, tok se bashku!!!”, shkruan Anita në foton familjare.

Ajo ka marrë komente të ndryshme, urime e përgëzime për ditëlindjen e djalit të tyre. Por një koment nga një qytetarë vjen më ndryshe.

Ai i ka bërë thirrje bashkëshortes së kryeministrit që të ju lejojnë që edhe fëmijët e tyre të shohin botën sikurse fëmijët e saj.

Ky është komenti i plotë:

Anita Mucaj e nderuar,si qytetar i thjesht nuk kam mundesi te komunikoj me ju dhe as me z.Haradinan,te lutem nese ndonjehere mendoni per popullin dhe per ne te thjeshtit per ne qe mendojm si me kalu muajin si me pagu rrymen si me ju ble femijeve kepucat e dimrit etj,mos na merni ne qaf me gjykata speciale e me fonde tu i ofru Bukoshit ati ati,sepse ne te thjeshtit dhe jo te fortit jemi tu hjek shume,ne qe nuk na ndegjohet zeri askund,prej ne vetem vota kerkohet,edhe femijet tone duan ta shohin boten si femijet e juaj,edhe ne duam te shohim pertej izolimit si familjet e juaja,mendoni per te thjeshtit jo per veti dhe per rrethin e juaj te pasur sepse aty nuk eshte bota,bota eshte pertej rrethit dhe lluksit te juaj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com