December 27, 2024

Ajo shkëlqeu në javën e modës në Harbin të Kinës (Foto)

Koleksioni “Galaxy” nga Dejzi’s Dresses ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë prezantimit të 30 veshjeve solemne në njërën nga ngjarjet më të mëdha botërore të modës që mbahet çdo vit në Harbin të Kinës.

Organizatorët e kësaj jave të modës janë shprehur shumë të kënaqur me nivelin artistik dhe prezantimin e koleksionit. Komenti i tyre i parë me përfundimin e sfilatës ka qenë që edhe per vitet e ardhshme kreatorja Diellza Krasniqi nga Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në këtë eveniment.

Në anën tjetër vetë disenjatorja tha se organizimi ishte i nivelit tepër të lartë dhe se prezantimi i përgjithshëm i brendit Dejzi’s Dresses dhe shtetit të Kosovës ka qenë shumë profesional.

Java e Modës në Harbin është përcjellur nga mediat më të njohura botërore në fushën e modës, shumica e të cilave edhe janë interesuar rreth zhvillimit të kësaj fushe në Kosovë, gjatë konferencës për media të Diellza Krasniqit.

Kjo është hera e parë që një disejnatore kosovare merr pjesë në këtë eveniment në mesin e 46 shteteve me më shumë se 130 disejnator nga e gjithë bota.

Dejzi’s Dresses është e njohur për kreacione solemne me një dozë rojaliteti, gjë që edhe më herët ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të modës nga gjithë bota.

Facebook Comments

MineralHygienics.com