December 23, 2024

Venecia vishet për karnavale, vazhdon tradita mijëvjeçare

Në Venecia nisën festimet e karanevaleve. Origjina e tyre daton në shekullin e 12-të.

Tradicionalisht spektakli fillon me zbarkimin e anijeve të zbukuruara nëpër kanalet e qytetit. Në ditët në vijim në rrugë, sheshe dhe ura do të ketë arti shfaqje të ndryshme artistike. Çdo vit në Venecia vijnë qindra-mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Karnavalet në Venecia festohen prej gati 1000 vjetësh. Ato konsiderohen si më të njohurat krahas festimeve në Firence dhe Romë. Fytyrat pjesërisht të maskuara krijojnë një atmosferë mistike dhe misterioze që tërheq njerëz nga e gjithë bota.

Maska me histori

Maska “Medico della peste” është një nga maskat tipike veneciane. Origjina e saj lidhet me kohën kur sëmundja e murtajës bënte kërdi në Evropë.

Për t’u mbrojtur sa më mirë të ishte e mundur, mjekët vishnin pelerina të gjata prej lëkure që u mbulonin të gjitha pjesët e trupit, mbanin dorashka, një kapelë dhe një maskë me sy xhami dhe një sqep të gjatë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com