December 23, 2024

Tri erëzat që duhet t’i keni në kuzhinë

Të gjithë e dinë se një dietë e pasur me pemë dhe perime sjell efekte të mira në shëndet, e gjithashtu edhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe ushtrimet e rregullta.

Sidoqoftë, njerëzit shpeshherë harrojnë se disa ushqime janë tejet të shëndetshme, dhe duhet t’i përdorin ato kur përgatitin ushqim.

Shafrani

I njohur si ‘ari indian’, shafrani ka veti të fuqishme mjekësore të cilat i eliminojnë substancat e dëmshme nga trupi.

Më e rëndësishmja, shafrani e përmirëson funksionin e trurit dhe i parandalon sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e artritit, Alzheimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Kanella

Kanella është më e zakonshmja për përgatitjen e ëmbëlsirave, por faktikisht ndihmon në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak.

 Kanella është e mirë edhe në reduktimin e kolesterinës, dhe çdo njeri duhet ta përdorë sepse ndihmon në parandalimin e kancerit, sulmeve të zemrës dhe helmimit nga ushqimi.

Xhenxhefili

Në mënyrë të ngadaltë e stimulon sistemin tretës, e shfrynë barkun dhe e largon dhimbjen gastrike. Veç këtyre, xhenxhefili ka edhe efekte antibakteriale dhe qetësuese.

 

voiceofalbania.com

Facebook Comments

MineralHygienics.com