April 19, 2024

Tarta të kripura me salcë kërpudhash dhe proshutë pule

Përbërësit:

▪ 250 gram kërpudha të freskëta
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 lugë gjelle gjalpë
▪ trumzë – një spërkatje
▪ 2 thelpinj hudhër
▪ 1 lugë kafeje kripë
▪ piper për shije (sipas dëshirës)
▪ proshutë pule

▪ petë sfoliatë

Përgatitja:

Ndizni furrën në temperaturën 200 gradë celsius.

Shkrini petën sfoliatë, hapeni dhe prijeni në forma rrethore, madhësia e tyre sipas dëshirës. Kombinoji këto rrathë dyshe-dyshe. Në njërin nga rrathët (e dyshes) prini po një formë rrethore, por me masë më të vogël.

Këtë mund ta bëni me format prerëse të kuzhinës, ose në rast se ato nuk ju gjenden për momentin jini kreativ dhe vini në dispozicion gotat që keni, mjafton të kenë madhësi të ndryshme. Pjesën e jashtme të rrethit të dytë të prerë vendoseni sipër rrethit të plotë të brumit dhe me pëllëmbë por në mënyrë delikate ngjishini pak format së bashku. Pasi të keni përfunduar me të gjithë rrathët vendosini të piqen në furrën e nxehtë 200 gradë për rreth 10-15 minuta (ose deri sa të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë.

Peta sfoliatë në vetvete kërkon 15 minuta pjekje, ashtu siç cilësohet dhe në ambalazh. Por këto tarta nuk kërkojnë më shumë se 12 minuta pjekje kështu që vendosni një zile 10 minuta për t’ju kujtuar dhe më pas vendosini në kokë në mënyrë që të mos piqen më shumë se ç’duhet).

4-2 as Smart Object-1

Teksa tartat piqen përgatisni salcën e kërpudhave. Pastroni kërpudhat duke ia qëruar lëkurën. Larja e kërpudhave nuk rekomandohet, por nëse nuk janë të pastra mund t’i lani, por sigurohuni që ti thani shumë mirë para gatimit. Ky është një hap i domosdoshëm (tharja e tyre). Prijani bishtat duke i lënë shumë pak. Më pas kërpudhat prijini feta feta.

Në një tenxhere ose tigan shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit bashkë me hudhrat të cilat mund ti prini imët ose ti grini; kërpudhat e prera, kripën, piperin dhe trumzën dhe kaurdisini deri sa volumi i kërpudhave të ketë rënë dhe të kenë marrë një ngjyrë kafe të gatuar, shkruan Dailytaste.

Gjithë kjo përzierje direkt nga tenxherja/tigani kalohet në blender për t’u bërë pure.

Ndërkohë që tartat janë pjekur dhe janë nxjerrë nga furra priri me të njëjtën formë që pretë rrathët e mëdhenj proshutën e pulës. Në një tartë vendosni 2-3 feta proshutë.

Mbushni gropën e tartës me proshutën dhe salcën e sapo përgatitur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon