December 25, 2024

Rrihen grekët e shqiptarët

Një shtetas grek ka humbur jetën pas një përleshjeje midis të rinjsh vendas dhe shqiptarë në një fshat pranë Selanikut.

Viktima, me moshë 22 vjeç, humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në qendër të Kalohorit. Ende nuk dihen motivet e përplasjes, ndërkohë që nuk janë dhënë as detaje të tjera.

Policia gjatë natës ka arrestuar nëntë persona, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk janë bërë të ditura, njofton ora news

Autoritetet janë të shqetësuara se mos ngjarja shkakton tensione të tjera ndërmjet banorëve vendas dhe emigrantëve shqiptarë që ndodhen në zonë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com