December 25, 2024

Opozita, akuza të tjera Ramës: Me kapjen e KLP e KLGJ kërkon të mbrosh Tahirin me kriminelë

Opozita e ka akuzuar sërish Kryeministrin Edi Rama sot se po tenton të kapë organet e reja të Drejtësisë si KLP-në dhe KLGJ-në me synimin për të mbrojtur ish-ministrin e saj Saimir Tahiri, por se opozita nuk do ta lejojë.

“Tek bandat kriminale është hedhur në sulm për të mbrojtur banditët. Në vend të dorëzojë kriminelë të dënuar për trafiqe droge si Agron Xhafaj i liron me vendim gjykate.

Ndërkohë që persona të dënuar për trafik droge në çështjen e famshme Habilaj, dëshmitari kyç në hetim me vendim gjykate transferohet në Itali vetëm që të mbuojë çështjen Tahiraj-Habilaj.

Edi Rama është i vendosur që me kapjen e KLGJ dhe KLP ëhstë i vendosur të mbrojë Tahirin sepse mbron veten e vet. Ne nuk e lejojmë këtë sepse pa u dënuar Tahiri Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com