Operacionet plastike janë kthyer tashmë në një fenomen sidomos në radhët e personazheve të njohur. Ndonëse të rrallë janë ata që e pranojnë se kanë bërë ndërhyrje të tilla. Genta Ismajli është një këngëtare mjaft e dashur për publikun, megjithatë edhe kjo e fundit kritikohet shpesh për shkak të ndërhyrjeve që ka bërë.
Ndërsa këtë fakt Genta e ka pranuar publikisht. Në një intervistë për ‘Prive” këngëtarja është shprehur se ka bërë buzët dhe se gjithmonë ka dashur të ketë buzë të trasha.
“Buzët i kam mbushur pak se gjithmonë kam pasur qejf t’i kem buzët e trasha dhe kur ka dalë ky ‘Lip filler’ jam gëzuaur shumë. E adhuroj Angelina Jolie dhe më pëlqen ti kem buzët si ajo, do i bëj edhe më shumë”, ka thënë Genta.