December 23, 2024

Ismail Kadaresë i dorëzohet çmimi prestigjioz ‘Nonino’

Shkrimtarit shqiptar me përmasa botërore Ismail Kadare dje i është dorëzuar Çmimi “Nonino” për letërsi për vitin 2018, në ceremoninë solemne në distileritë “Nonino”, në Percoto të Udineses, në Itali.

“Rapsod në dashuri dhe kritik ndaj popullit të tij, midis realiteteve historike dhe legjendave, të cilat ngjallin madhështinë dhe tragjedinë e së kaluarës ballkanike dhe osmane”, thuhet në arsyetimin e jurisë së çmimit.

Ky çmim jepet që nga viti 1977 për autorët që nxjerrin në pah vlerat e qytetërimit.

Laureat i Çmimit “Nonino” për eseistikë për vitin 2018 iu dha filozofit të shquar italian, Giorgio Agamben, i cili konsiderohet si njër ndër më të rëndësishmit në botë sot.

Ambasadorja e Kosovës në itali, Alma Lama, ka postuar në profilin e saj në Facebook disa fotografi nga ceremonia solemne e dorëzimit të çmimeve.

Facebook Comments

MineralHygienics.com