Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka urar shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes së tij të 82-të.
Haradinaj, në urimin e tij shkruan se krijimet e Kadaresë do t’u mbijetojnë shekujve.
Postimi i Haradinajt:
”I dashur Ismail Kadare,
Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.
Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;
Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.
I dashur Kadare,
Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat”, ka shkruar Haradinaj