December 25, 2024

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në Tiranë. Dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ndodhi në një pallat pranë zonës së “Astirit”. Burime zyrtare nga policia bënë deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës.

Viktima është gjetur nudo dhe i pajetë në banjën e shtëpisë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.

Të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që burri mund të ketë rrëshqitur, e për pasojë ka humbur jetën nga goditja. Sakaq, forcave të zjarrfikëses u është dashur të hapin me forcë derën e shtëpisë së viktimës.

Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së plot të ngjarjes.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com