Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur takimin me aleatët e tij, të cilët i ka thirrur në selinë blu.
E pranishme në këtë takim, përveç aleatëve tradicionalë të PD-së, është edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ajo është shoqëruar nga Petrit Vasili dhe sekretari i Përgjithshëm, Endrit Brahimllari.
Mësohet se është njoftuar dhe policia për orën e fillimit të protestës.
Kërkesa për protestën e opozitës i është drejtuar policisë së Tiranës nga Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo.