December 25, 2024

Ministrja kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve, Këshilli e refuzon, EMRAT

Debate ne mbledhjan e pasdites së djeshme e KLD-së. Ministrja e Drejtësisë propozoi shkarkimin e 10 gjyqtarëve për shkelje të rënda që cënojnë figurën e gjyqtarit.

Ndërkohë u kërkua marrja e masave të tjera disiplinore për tre gjyqtarë të tjerë. Burime brenda KLD-së tregojnë se ka pasur debat mes ministres së Drejtësisë dhe anëtarëve të KLD-së.

Mësohet se në fund KLD vendosi rrëzimin e propozimeve të ministres për shkarkim.

Propozimet

1.Shqyrtimi kërkesës së ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Kalia.

2.Shqyrtimi kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtime Pitaku.

3.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Dhurata Bilo.

4.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Astrit Shema.
5.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Maksim Qirjazi.

6.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Tomorr Kullolli.

7.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Matilda Llangozi.

8.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili.

9.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, Ali Koleci.

10.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Laurent Fuçia.

11.Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Enkeleda Doda.

12.Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Rasim Doda.

13.Shqyrtimi i kërkesës së ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Petraq Çurri.

Facebook Comments

MineralHygienics.com