December 26, 2024

Fjalet e saj perloten mamane e Stresit

Këtë herë në Rudina ishin ftuar Stresi dhe mamaja e tij Shpresa.

Ndër të tjera ato folën edhe për Vajzën me të cilën Stresi është në një lidhje.

Kejsi tha se s’i pëlqente të ishte person publik, se ndihet në siklet, por dy fjalë vjehrrës ia tha:“Në fillim ty do të të drejtohem Mimi. Ti për mua je shumë e rëndësishme jo se je nëna e Kejdit, por edhe se ke një zemër shumë të madhe. Ke qenë gjithmonë një mbështetje shumë e madhe për ne.[…]”

Fjalët emocionuan dhe përlotën Shpresën, e cila tregoi momentin e takimit të parë me nusen e ardhshme dhe fjalët që i tha:

“Ajo ka bërë një xhest për mua që nuk harrohet asnjëherë. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet, diku për Vitin e Ri. Për mua ka shumë rëndësi impakti i parë me njerëzit. Më ngjiti menjëherë. Në bisedë e sipër me Kejsin, teksa po pinim kafe, më thotë ‘dëgjo Mimi’. Mimi më thërrasin mbesat dhe Kejsi. Unë e di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kam menduar që kur të kurorëzohemi dhe Stresin të vijë për Kanada, të të bëj një dhomë gati. Sa herë që Stresin ta marri malli për ty, ti të vish dhe ta kesh dhomën e mbyllur. Në momentin që të vish, të hapësh derën tënde. Ishte një emocion i paparë. Është e rrallë që një vajzë që rritet në perëndim të të thotë ato llafe.

Momentalisht, Stresi dhe Kejsi po jetojnë në Tiranë derisa reperi të publikojë albumin e tij të tretë dhe të përfundojë angazhimet artistike. Më pas s’i dihet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com