Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar listën e kandidatëve për KLP dhe KLGJ pasi ne seancen e sotme nuk u arriten votat e mjaftueshme per miratimin e listes emrore te propozuar.
Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ u votua me 69 pro, 26 kundër 1 abstenim. Ndërsa lista për anëtarë jo magjistratë të KLP u votua me 72 pro, 26 kundër 0 abstenim.
Në të dy rastet kandidatët nuk morën 2/3 e votave. Kjo bën që procedura të kthehet përsëri në nënkomisionin përkatës.
Emrat e kandidatëve:
Anëtarët nga radhët e Avokatisë që do të jenë pjesë e listës të KLGJ
1-Arben Vani
2-Sokol Lamaj
Nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ
1-Erjon Muharemaj
2-Ilir Panda
Nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ
1-Altin Hazizaj
Dy anëtarët e KLP nga trupa e avokatëve:
1-Kozma Jano
2-Floreta Gjini
Dy anëtarët e KLP nga trupa e profesoratit
1-Enejda Sema
2-Mirela Bogdani
Anëtari i KLP nga Shoqëria Civile
1-Alfred Balla
Mosngritja e KLP dhe KLGJ perben nje pengese e deshtim te reformes ne drejtesi pasi keto dy organizma kane rol kyc ne sistemin e ri te gjykatave dhe prokurorise.