Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Tiranë, tek Ministria e Brendshme.
Në aksident janë përfshirë një motor dhe një biçikletë.
Mësohet se ka të plagosur, pasi të dy drejtuesit si i motorit dhe biçikletës kanë marrë disa plagë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po u jep ndihmën e parë të plagosurve. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.