November 23, 2024

Rishfaqet Rezart Taçi flet nga Viena: Në Shqipëri nuk ka hetim ndaj meje

Ish-administratori i kompanisë “ARMO”, biznesmeni Rezart Taçi ka deklaruar se ndaj tij në Shqipëri nuk ka asnjë hetim për evazion fiskal dhe nuk ndodhet as në kërkim policor.

Në një lidhje telefonike nga Viena (Austri) për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Taçi u shpreh se nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë hetimin ndaj tij dhe këtë lajm të publikuar në media e hodhi poshtë.

Rezart Taçi: Lajmi se ka nisur sërish procesi është totalisht i pavërtetë dhe kam një pyetje për ju mund të më thoni kush është burimi juaj? Ju lutem po mundët më tregoni një dokument që ka nisur sot një hetim ndaj meje. Është totalisht i pavërtetë. Ju e bëni të vërtetë një lajm të një media dhe i referoheni asaj. Kjo është e pavërtetë.

Blendi Fevziu: Më thatë dje që keni punuar 6 muaj në 5 vite. Ndërkohë që z. Pesha më thotë që ju keni punuar më shumë se 5 muaj.

Besian Pesha: Nuk dalin llogaritë dhe nuk është e njëjtë me dokumetat. ARMO ka një kapacitet 1 milion e 500 mijë kapacitet përpunues dhe totali i llogaritjes është vetëm për 6 muaj.

Blendi Fevziu: Si është akumuluar ky borxh që thonë tatimet?

Rezart Taçi: Nuk kam asnjë borxh, janë vetëm disa siguracione tatimore dhe një sasi e taksuat taksë karboni. Në vitin 2013 borxh kanë qenë vetëm disa detyrime nga siguracionet.

I pyetur nga gazetari Fevziu nëse është i gatshëm të dëshmojë në qoftë se do të thërritet nga autoritetet shqiptare, Taçi theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.

Biznesmeni Rezart Taçi theksoi se për sa kohë administronte ARMO-n, kishte investuar 400 milionë Dollarë dhe e shiti për 50 milionë Dollarë në vitin 2013, duke dalë me humbje.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com