December 25, 2024

“Njerëzit presin ilaçe, ti iu jep video”, Vasili ironizon Ramën

Petrit Vasili, përmes një komenti në rrjetet sociale akuzon Kryeministrin Edi Rama për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor. Vasili shkruan se ndërsa njerëzit presin medikamente, Rama iu poston video.

“Kryeministër populli kërkon ilace pra jetën ne onkologji, ndërsa ti i jep video.

Kryeministri shan keq popullin për onkologjinë sepse populli dhe zonja nga rrësheni kërkuan ilaçe dhe kryeministri nuk jua jepte prej muaj të tërë.

Populli nuk “e di” që po ti kërkosh kryeministrit ilaçet, që të përkasin je edhe pa turp,je edhe armik,je edhe kazan, prandaj ai e shan popullin dhe i thotë: s’ke turp.

Pastaj kryeministri tralala në vend tu japë ilaçe që janë jeta për pacientet, u jep një video si përherë, nga ato, që i japin të tijtë për ta tallur dhe ky e merr seriozisht, se shkollëpak është dhe nuk kupton hicgjë nga mjekësia

Kryeministër të sëmurët duan ilaçe nuk duan video,duan zgjidhje për jetën dhe jo mashtrime që jua marin jetën,pasi kur muaj të tërë që barnat u mungojnë pacienteve, sëmundjet rëndohen,shëndeti i tyre rrënohet dhe mjaft prej tyre humbasin edhe jetën”, shkruan Vasili.

Facebook Comments

MineralHygienics.com