December 25, 2024

Kujt iu drejtua Ruci: Mëso të flasësh me kulturë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën sot në seancë deputetit të PD, Luçiano Boçi me argumentin se çeshtjet e procedurës diskutohen në fund të seancës dhe jo gjatë rendit të ditës.

Deputeti shfrytëzon rrjetet sociale dhe i kthen përgjithe Ruçit, i cili e kritikoi duke i thënë që të mësojë të flasë në foltore.

Sipas Boçit, kryetari i kuvendit nuk artikulon drejt as emrat e deputetëve dhe se bën si “i forti” i rregullores.

“E disata herë që “pushka model 56” e Ramës i ndëpret fjalën në kuvend opozitës!!!

Ky është “I kulturuari” Gramoz që nuk artikulon drejt as emrat e deputetëve dhe që “erudicionin” e tij e investon të gjithin për të kuptuar brendinë e procedurës.

Se sa arrin të kuptojë, nuk mund ta them, por për kompesim bën si “i forti” i rregullores.

Koha e “gramozëve” duhet të kishte perënduar me kohë por e sotmja ka dhe hijet e së kaluarës.

Në 27 janar të gjithë kemi një shans:

Të grisim hijet e “pushkatarëve” që vranë të rinj në tentativë kalimi kufiri dhe sot përdorin cdo mënyrë “të pushkatojnë” të ardhmen e këtij vendi”, shkruan Boçi.

Kujtojmë se ndonëse prej disa muajsh në drejtimin e kuvendit dhe është ndër deputetët më të vjetër, Gramoz Ruçi ka treguar shpesh herë se ende nuk u ka mësuar emrat kolegëve, duke tingëlluar jo vetëm fyese për deputetët në sallë, por edhe për mijëra shqiptarë që i ndjekin nga ekranet e televizioneve.

Pikërish në seancën e sotme, në debatin me Boçin, Ruçi thërriste ministren e Drejtësisë, duke e quajtur zonja Gjoni, kur në të vërtetë ministrja e ka mbiemrin “Gjonaj”.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com