Prej javesh eshte përhapur lajmi se do të ketë patenta të reja, por në fakt bëhet fjalë vetëm për shtim të disa elementëve të shtuar sigurie dhe simbole europiane.
Kështu, të gjithë ata që do ta marrin për herë të parë por edhe atyre që u duhet ta rinovojnë atë, në Shqipëri, patenta do të ketë disa ndryshime.
Kjo vjen si një nga kushtet e Brukselit, për të qenë në koherencë me standardet e Bashkimit Europian.
Nga sa mësohet, materiali i kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet.
Sipas ekspertëve, këto patenta mendohet se do të jenë të pandryshueshme të paktën për një periudhë 20 vjeçare. Modeli i ri është miratuar që në janar të 2017 gjatë këtij viti ka hyrë masivisht në qarkullim.
Aktualisht janë në përdorim të dyja modelet e patentave, edhe ajo vetëm me elementët shqiptare edhe modeli i përcaktuar sipas standardeve europiane.