November 25, 2024

Mafinë çokollate me bajame dhe portokall

Përbërësit:

– 200 g çokollatë kreshmore,
– 100 g bajamet,
– 50 g sheqer,
– 100 g miell,
– 100 g grizë,
– pluhur për pjekurina,
– 200 ml qumësht bajame,
– 150 ml lëng portokalli,
– 50 ml vaj.

Përgatitja:

Bluani bajamet dhe grini trashë në rende gjysmë çokollate të ftohur. Pluhurin për pjekurina përzieni në miell dhe shtoni në sheqer dhe grizë.

Përzieni bajamet dhe çokollatën. Ngjishni brumin me 150 ml qumësht dhe lëng, pastaj masën ndajeni në kallëpe për mafinë (12 hapje, tepsi klasike për mafinë).

Piqni në furrën e ngrohur në 200 gradë rreth 20 minuta.

Për glazurë shkrini 100 gramët e çokollatës së mbetur me 100 ml qumësht dhe çdo mafinë zhyteni mbrapsht në përzierje që të njomen.

Facebook Comments

MineralHygienics.com