November 25, 2024

Kryemadhi në Vërri, krah banorëve që po protestojnë kundër inceneratorit

Ashtu siç e paralajmëroi ditën e djeshme, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe deputetët e LSI i janë bashkuar sot protestës së banorëve të fshatit Vërri të Fierit kundër ndërtimit të inceneratorit.

Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me protetsuesit duke shprehur indinjatën për premtimet që këtyre banorëve iu bënë nga PS-ja  gjatë fushatës elektorale dhe mosmbajtjes së tyre me ardhjen në qeverisje.

Kryemadhi tha se banorëve do t’iu afrohen ekpertë dhe konsultë nga LSI-ja. “LSI-ja është pranë jush”, – deklaroi kryetarja.

Facebook Comments

MineralHygienics.com