Një ditë pasi Ben Blushi u largua nga drejtimi i LIBRA-s, është rimbledhur struktura e kësaj force politike e cila ka përcaktuar edhe drejtuesin e ri.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ LIBRA bën me dije se gjatë mbledhjes së bërthamës u komunikua vendimi i Komisionit të Etikës për përjashtimin e Mimoza Hafizit dhe u diskutua largimi i ish-drejtuesit Ben Blushi.
Në bazë të statutit shkruhet në postim drejtimi i partisë LIBRA do të kryhet nga Endri Tafani.
Postimi i plotë:
Njoftim LIBRA për mbledhjen e Bërthamës
Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë 14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:
Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI; Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu dhe Gent Karalliu; Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo, Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni; Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018 per perjashtimin e znj Mimoza Hafizi per shkelje te renda. Administratori i LIBRAs rikonfirmohet Zj. Matilda BEQIRI; Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti i tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.
Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të kryhet nga Z. Endri TAFANI.