December 24, 2024

Fjalet e fundit te Aldisonit qe i tha Arieles para se ta vriste

Zbardhen detaje të reja nga krimi makabër që tronditi kryeqytetin pasditen e të dielës, ku 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi për vdekje me armë 21-vjeçaren Ariela Murati.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Fakultetit të Mjeksisë, teksa burime bëjnë me dije se autori e kishte ndjekur per disa metra vajzën, derisa ajo është ndaluar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë.

Vajza ka qenë e shoqëruar me motrën dhe kushërirën, por ka qendruar disa sekonta me djalin ku kanë debatuar ashpër.“Ose të kem unë, o asnjë tjetër”, mësohet t’i ketë thënë me zë të lartë i riu studentes së Juridikut dhe më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Fill pasi vrau vajzën që dashuronte, i riu qëlloi veten me pistoleten tip “Bereta”, ku ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht faktit që i riu e shqetësonte prej disa kohësh vajzën, familja e Muratit nuk ka bërë denoncimin në polici.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com