Në mesin e shumë personaliteteve mbrëmë në eventin “ODA” që u mbajt në Tiranë mori pjesë edhe kampionja Majlinda Kelmendi. Majlinda edhe pse sportiste ajo ka befasuar të gjithë me elegancën e saj.
Në një fustan të kuq të dizajnuar nga stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova ajo mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa u pa e shoqëruar nga trajneri i saj Driton Kuka.