Ajo sot u vra mesditën e sotme në Tiranë nga djali që kërkonte të fejoheshin, ishte një studente ekselente e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe me bursë të plotë.
Ariela Murati me origjinë nga Berati por jetonte me familjen në një fshat të Fierit, kishte 3 vite që studionte ne Tiranë dhe jetonte në një shtëpi me qira.
Valentina Duka fqinja e Ariela Muratit, 21 vjeçares që u vra nga Aldison Belulaj, është shprehur se nuk dinim asgjë për konfliktin me 23 vjeçarin.
Studentja e fakultetit Juridik kishte shkruar si moton e saj në Facebook: Në dashuri me ligjin.
Ajo në një postim tjetër ku shfaqet në një poligon, shkruante se armët nuk vrasin njerëz, njerëzit po.
Duket se vajza që u vra me armë sot në kryeqytet nga djali që donte të ishte i dashuri i saj, e kishte parashikuar fatin, ose fundin e hidhur.
Gjithçka mund të jetë thjesht një rastësi, ose një parandjenjë e keqe e shfaqur pa vetëdijen e saj. Vajza trime shprehet ndër të tjera se nuk trembet as nga armët e as nga njerëzit.
Ariela përndiqej prej kohësh nga Aldosen Beluli, deri sa sot ai arriti që ta ndalonte përpara fakultetit të mjekësisë dhe pas refuzimit të vazhdueshëm të vajzës, ai e qëlloi me disa plumba, e më pas drejtoi armën nga vetja.
Ajo ishte e shoqëruar nga dy vajza të tjera, të cilat, siç duket, e kanë lënë të renë të flasë e të sqarohet me Aldosenin dhe janë vendosur disa metra larg tyre, njofton JOQ.
Pasi dy të rinjtë janë shembur në tokë, shoqet janë afruar dhe të tmerruara kanë nisur të ulërasin, ndërsa gjithë skena është filmuar nga qytetarët e rastësishëm.
Ato kërkojnë që të telefonohet ambulanca, ndërsa edhe të pranishmit në vendngjarje shfaqen të hutuar.
Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.
Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.