November 24, 2024

Vrau bashkëshorten greke, shqiptari ka një kërkesë nga qelia e burgut: Dua të flas me fëmijët

37-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij greke Lela Mavromati dy vite më parë dhe tashmë kërkon të flasë me fëmijët e tij 7 dhe 8 vjeç.

Klodi Lesi ka kërkuar nga qelia e burgut që të komunikojë me fëmijët e tij.

Dy të miturit ndodhen nën kujdestarinë e gjyshërve të tyre që pas ngjarjes tragjike. Pas kërkesës së bërë nga Klodi Lesi për të takuar fëmijët, ish-vjehrrit e 37-vjeçarit thanë për mediat greke se do të marrin të gjitha masat e nevojshme që të miturit të jenë të qetë mendërisht.

“Sigurisht që mamaja ju mungon akoma. Akoma edhe sot thonë fjalën mama”, ka thënë gjyshi i dy fëmijëve.

Megjithatë ai i druhet faktit se ndoshta në të ardhmen Klodi Lesi mund të përpiqet të flasë me ta. Fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm me psikologen për t’i mbajtur të qetësuar, dy vjet pas vrasjes së mamasë së tyre nga i ati.

Klodi Lesi qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten greke me të cilën jetonte në Halkidiki të Selanikut. Më pas ai mori njërin prej djemve dhe qëndroi në arrati për gati një javë deri sa u gjet nga policia.

Facebook Comments

MineralHygienics.com