December 26, 2024

Gënjeshtra e Elhaida Danit del në shesh

Po përgatitet për ndonjë projekt muzikor ose Elhaida Dani e ka të vështirë të vendosë në qoftë se do të mbajë flokët e saj natyral apo do të bëhet bjonde.

Kjo është e vetmja gjë që të vjen ndërmend nisur nga imazhet që këngëtarja ka publikuar së fundmi.

Në foton e parë këngëtarja shfaqej totalisht bjonde.

Këngëtarja ka zbuluar dje të vërtetën e flokëve të saj, ajo nuk është bërë bjondedhe as nuk i ka shkurtuar flokët, por ka vendosur një paruke që të duket e tillë.

Këtë detaj e zbuloi pasditen e djeshme përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale. Në foto duket Elhaida me flokët e gjata të zeza.

Po ku shkoi modeli i ri i flokëve të Elhaidës?! Ti jenë rritur vallë kaq shpejt? Sigurisht që jo, pasi e gjithë kjo ishte një shaka e Elhaidës, e cila thjesht publikoi foto por nuk sqaroi se kishte vendosur paruke.

Facebook Comments

MineralHygienics.com