Shqiptarët, mes tyre edhe një femër janë arrestuar në Staten ku kishin edhe bazën e tyre të shpërndarjes së heroinës dhe fentanilit.
Sipas mediave amerikane ata shpërndanin drogë në Brooklyn dhe New Jersey. Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, Departamenti i Policisë në Nju Jork dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.
Mediat në SHBA paralajmërojnë arrestime të tjera në këto qytete pas epidemisë së heroinës gjithnjë e më shumë në rritje.