December 24, 2024

Shi e dëborë në gjithë vendin

Dita e sotme do të jetë me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, bën me dije IGJEUM.

Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore.

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C

Kur pritet përmirësimi i motit
Meteoalb bën me dije se gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në qendër dhe kryesisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor. “Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin”, njofton Meteoalb.

Facebook Comments

MineralHygienics.com