Hip hop ylli amerikan, 50 Cent ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në skenë.
50 Cent po bëhet gati për publikimin e albumit të tij të shumëpritur, Street King Immortal.
Ai nuk ka nguruar që në një intervistë të tij së fundmi të krahasojë albumin e tij debutues të vitit 2003, “Get Rich or Die Tryin” me albumin e ri.
“Tani për tani jam në mes të regjistrimit të albumit të gjashtë. Por, është po aq i mirë sa i pari”, u shpreh Fifty.
Curtis Jackson tha se ai zakonisht punon në studio ditën e diel.
“Unë hyj në studio për muzikë të dielën, pasi aty janë producentët e mi. Mund të qëndroj gjashtë orë aty dhe të mos e vërej”, u shpreh Fifty