Sot, në Muzeun Historik Kombëtar është hapur në nder të kësaj date, ekspozita “Moti i Madh”.

Kjo ekspozitë përmban statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Projeksionet artistike me dokumentarë dhe imazhet nga filmi i Skënderbeut pasurojnë këtë ekspozitë të veçantë gjatë gjithë hapësirës së hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Shumë aktivitete të tjera do të zhvillohen në nder të Skëndërbeut, figurës më të rëndësishme historike shqiptar, i cili lindi në vitin 1405 dhe luftoi për vite me radhë kundër hordhive turke. Gjergj Kastrioti vendosi gurin e parë të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit shqiptar.

Në Pallatin e Kongreseve mund të shikoni vulën e akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut në sallën e krijuar enkas, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar.